Zjarri përfshin kulmin e një shtëpie në Prizren, shkaktohen dëme të mëdha

Ilustrim
Prishtinë | 15 Shk 2023 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka përfshirë kulmin e një shtëpie në rrugën ‘Halil Gashi’ në Prizren, mbrëmë pas mesnate.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë fikur në tërësi zjarrin, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Njësitë policore që dolën në vendngjarje kanë kontaktuar me pronarin e shtëpisë, i cili ka bërë me dije se dëmet materiale kapin një shifër të konsiderueshme parash.

Sipas burimeve të Sinjalit, deri te zjarri dyshohet të ketë ardhur shkaku i oxhakut të ngrohjes qendrore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Incident zjarri’.

Të ngjashme