Zogaj: Malisheva po rrugëton drejt ndryshimit të madh

Prishtinë | 24 Jan 2025 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka vizituar sonte Malishevën, ku takojë qytetarët dhe diskutojë për të ardhmen e komunës dhe të vendit.

Gjatë takimeve, Zogaj theksoi se ndjeu mbështetje të fuqishme dhe energji pozitive nga qytetarët e Malishevës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Zogaj, sonte isha në Malishevë, ku pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me qytetarët e saj të mrekullueshëm. Ndjeva përkrahje të fuqishme dhe zell për të ndërtuar së bashku të ardhmen që të gjithë e meritojmë. Faleminderit Malishevë për mikpritjen e ngrohtë dhe për energjinë pozitive! Ky është vetëm fillimi, së bashku mund të arrijmë shumë”, shkroi Zogaj.

Të ngjashme