Krerët e Real Madridit i thanë trajnerit Zinedine Zidane se Paul Pogba nuk ia vlen ato para që Manchester Unitedi po kërkonte për të në verë.
Të shtunën, për herë të parë këtë stinor, dukej sikur krerët e Realit kishin vlerësuar drejt. Arsyeja ishte mesfushori 21-vjeçar uruguaian me emrin Federico Valverde, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Zidane mori disa rreziqe në verë. Ai e huazoi Dani Ceballosin te Arsenali dhe Marcos Llorenten tek Atletico Madridi, duke mbetur me katër mesfushorë.
Toni Kroos, Luka Modriq, Casemiro dhe një lojtar, që deri këtë stinor, nuk ishte parë assesi si i rregullt në skuadrën e parë. Bëhet fjalë për Federico Valverden.
Kur Modriq u lëndua, barra ra te tre të tjerët, por Valverde reagoi në një mënyrë që edhe tash pasi Modriq është kuruar, po zë vend në skuadër para kroatit.