“Zotëri Trump, ne nuk jemi Koreja Veriore”

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 09:31 | Nga

Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit gjeneral majori Mohammed Ali Jafari e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit të SHBA Donald Trump për negociata me Iranin.

Ai ka porositur se Republika Islamike nuk është Koreja Veriore, transmeton Reuters.

Agjencia pretendon se Trump ka dërguar ofertën provuese sipas të cilës është i gatshëm që pa kurrfarë parakushte të takohet me liderin e Iranit për të biseduar për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve të dy vendeve pasi që ka vendosur t’i tërheqë SHBA nga marrëveshja ndërkombëtare të nënshkruar në vitin 2015 me Iranin, transmeton Insajderi.com.

“Zotëri Trump! Irani nuk është Koreja Veriore ta pranojë ofertën Tuaj për takim. As presidentët tjerë të SHBA pas Juve nuk do ta përjetojnë atë ditë”, ka deklaruar Jafari.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Bahram Kasemi ka deklaruar se oferta e presidentit Trump të negociojë me Teheranin është në kundërshtim me aksionet e tij pasi Uashingtoni i ka futur sanksionet Iranit dhe ka kryer presion në vendet tjera të shmangin bashkëpunimin me Republikën Islamike.

“Sanksionet dhe presionet janë plotësisht në kundërshtim me dialogun”, ka thënë Kasemi.

Këshilltari i kryetarit iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se, nëse Trump dëshiron bisedime me Rouhanin, atëherë duhet t’i ribashkohet marrëveshjes nukleare me këtë vend, nga e cila është tërhequr në mënyrë të njëanshme sivjet më herët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme