ZRrE-ja mbajti mbledhje, së shpejti vendos për tarifat e reja të energjisë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancë sot, ku bordi i këtij institucioni miratoi Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2022.

ZRRE-ja ka njoftuar se qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike.

“Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2022. Qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjatë vitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike. Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka miratuar edhe Bilancet Vjetore të Energjisë Termike për ndërmarrjet NQ Termokos dhe NQ Gjakova”.

Në këtë seancë, njoftohet se Bordi i ZRRE-së ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të Licencës për Furnizim, që të ushtrojë përkohësisht, por jo me gjatë se gjashtë muaj funksionin e furnizuesit të mundësisë së fundit, periudhë kjo brenda të cilës do të zhvillohet tenderi i ri.

Të ngjashme