Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të nëntë (IX) me radhë për këtë vit.
Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 3”, në kapacitet prej 34.47 MW në lokacionin ZK Selac të komunës së Mitrovicës.
Ndërmarja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOWI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MW. me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW.
Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kW.
Bordi gjithashtu ka aprovuar Kërkesësn për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë.
Bordi i ZRRE ka marrë vendim në seancën e sotme për shqiptimin e dënimit me Gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e Kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike, në shumën prej prej 110,705.00 € (njëqind e dhjetëmijë e shtatëqindepesë mijë Euro) që përbënë 5% nga te hyrat e realizuara nga aktivitieti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .