Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka organizuar konferencën me temën “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë”, raporton Ekonomia Online.
Ymer Fejzullahu, drejtor i Departamentit të Tarifave në ZRrE, tha se me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, energjia elektrike do të shtrenjtohet për 50%.
“Me ndërtimin e termocentralin Kosova e Re kur fillon operimi i këtij termocentrali çmimi i rrymës do jetë 50 për qind më shtrenjtë”.
Ministri i MMPH-së Fatmir Matoshi tha se dikasteri që ai drejton do ta mbajë përgjegjës secilin ndotës të ajrit përfshirë këtu edhe KEK-un.
“Unë jam i fuqishëm deri sa jam ministër i mjedisit që ligjet të zbatohen dhe do ta mbajmë përgjegjës edhe KEK-un por edhe cilindo ndotës tjetër pra kërkojmë mbështetjen edhe të gjykatave dhe mos të bëhemi të parëndësishëm për ndotësit pasi që shpesh dërgojmë lëndë në gjykatat dhe nuk merren parasysh.”
Ndonëse nga KEK-u kapaciteti për të u ndërruar filtrat e ajrit në Kosovën B ishte i ulët, Matoshi tha se MMPH së bashku me Ministrinë e Integrimit Evropiane kanë arritur të nënshkruajnë një memorandum duke e bërë të mundur kështu ndërrimin e filtrave të ajrit, projekt ky i financuar nga BE-ja.
“Në KEK nuk kanë ende kapacitete për t’i shpallë tenderët për t’i ndërruar filtrat e ajrit dhe kërkojë nga KEK-u që të jenë më të përgjegjshëm pasi që tani kemi bashkëpunim dhe kemi projekt 78 milionë eurosh që të ndërrohet filtrat e Kosovës B një projekt ky i mundësuar nga IPA.”
Themeluesi i institutit KOSID, Haki Abazi tha se ata si institut shpesh kanë kërkuar që Kosova B të i rritë standardet e saja të pastërtisë, raporton EO.
“KOSID që nga 2011 ka pozicion të qartë dhe me atë pozicion është përballë me tentativën e disa qëndrimeve. Ne e luftojmë ekzistencës e Kosovës B. Ideja e KOSID-it është me u rritë niveli i eifiçiencës si dhe krijimi i gjitha barrierave në energji të ripërtritshme”.
“Pika e 4 është funksionalizimi i lidhjes së transmisionit me Shqipërinë që të arrijë rajoni të ketë furnizim të mjaftueshëm. Kemi një kapacitet të qymyrit që është Kosova B, ne kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që Kosova B të i rritë standardet e pastërtisë”.
Abazi rekomandoi për përmirësimin e Kosovës B si dhe kjo e njëjta të mirëmbahet në pronësi të shtetit.
“Ne kemi qenë racional duke thënë që Kosova B duhet të përmirësohet dhe të mirëmbahet në pronësi të shtetit të Kosovës. Nëse e hupim hapin për eifiçiencë ne po e dëmtojmë qytetarin duke e obliguar me paguar fatura shtesë. Krimi dhe korrupsioni nuk e ka lënë transmisionin me u ndërtuar deri sa ne e kemi marrë këtë punë në dorë”.