ZRrE: Të hiqen tarifat sezonale

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 10:52 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur dëgjimin publik për propozimin e strukturës së re tarifore për konsumatorët fundorë, pas rishikimit të strukturës ekzistuese. Propozimi i ri paraqet ndryshime të rëndësishme për konsumatorët fundorë, në veçanti për ata familjarë, të cilët kanë një strukturë më komplekse se kategoritë tjera të konsumatorëve fundorë.

Aty u tha se me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja dhe nevojën për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRrE) e ka parë të arsyeshme që të thjeshtëzohen struktura tarifore, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të bordit të ZRrE-së, Krenar Bujupi, shpjeguar propozimin e ZRrE-së lidhur me strukturat tarifore.

“Një nga ndryshimet esenciale të propozuara është largimi i tarifave sezonale, të cilat do të jenë të njëjta pavarësisht sezonës së konsumit verë po dimër. Ky propozim vjen si rezultat i ndryshimeve minimale të kostove të furnizimit në mes të sezonit dimëror dhe veror. Gjithashtu do të thjeshtëzon të kuptuarit dhe lehtëson mënyrën e kalkulimit nga ana e konsumatorëve dhe furnizuesit. Konsumatorët fundorë do të kenë një çmim të pandryshuar ne aspektin sezonal për çdo kilovat të shpenzuar”, ka shpjeguar Gashi.

“Ndryshimi tjetër përfshinë vetëm konsumatorët familjarë dhe ka të bëjë me heqjen e blloqeve tarifore në bazë të nivelit të konsumit. Do të eliminohen tarifat sipas blloqeve të nivelit të konsumit dhe do të kalohet në tarifa mesatare ditore (ditë/natë)”, tha ai.

“Ndryshimi i fundit në propozimin për strukturën e re tarifore ka të bëjë me tarifën fikse e cila do të ulet për konsumatorët familjarë nga 2.5 € në 1.8 €”, ka thënë Gashi

“Tani kemi ardhur me një propozim konkret. Struktura për konsumatorët shtëpiakë është thjeshtëzuar në atë vetëm të ditës dhe të natës, që do të thotë në tarifa të ulëta dhe të larta. Tarifa e ditës do të jetë 7 cent ndërsa natën 3 cent”, tha ai .

Ai ka treguar ka treguar se cila është arsyeja që është vendosur të bëhen këto ndryshime.

“Në mënyrë që konsumatorët ta kenë më të lehtë në përllogaritjen e faturës së energjisë elektrike ZRrE-ja ka paraqitur propozime për thjeshtëzimin e tarifave. Propozimi i parë është që të hiqen tarifat sezonale pra verë dimër”, ka thënë ai.

Këto janë vetëm propozime të cilat nuk kanë hyrë në fuqi ende.

Ndërsa, Ymer Fejzullahu, udhëheqës i Departamentit të tarifave në ZRrE, theksoi se një parim i rëndësishëm është edhe nxitja e kursimit përmes strukturës tarifore.

“Përmes tarifave me i dhënë nxitje konsumatorit për kursime të energjisë për shkak se kjo ka edhe ndikim në ambientin. Jo të gjithë konsumatorët mund të përballojnë kostot tash me ligje të reja duhet të krijohet një fond nga ministritë për këta konsumatorët qe nuk e përballojnë çmimin”, tha ai.

Kaçaniku: Tarifa për leximin e njehsorit është “non sens”

Selatin Kaçaniku, drejtor i OJQ “Konsumatori” tha se janë një varg pagesash që konsumatorët paguajnë pa nevojë dhe për këtë kërkoi shpjegime nga përfaqësuesit e ZRrE-së.

“Duhet t’i japim mundësi të barabarta çdo konsumatori. Po ndalem te tarifa për leximin e njehsorit dhe mua nuk më pëlqej arsyetimi, pasi që paskeni shpenzime ju lutem futeni në çmim dhe mos të figurojë si tarifë. Tarifa për leximin e njehsorit është ‘non sens’. Tantiema në këto shpenzime është një ‘bidatë’ si thuhet popullorçe, për arsye se një pjesë të çmimeve e paguajmë. Gjithashtu kemi dyshime se në çmimet që ne paguajmë janë kyçur edhe çmimet e atyre që s’paguajnë” tha ai

Ndërsa, Krenar Bujupi, tha se të gjitha vërejtjet apo rekomandimet që vijnë nga konsumatorët janë një ndihmesë për ZRrE-në.

“Dua të them se pa ndihmën e popullit ne nuk shohim, sepse sistemi është shumë kompleks dhe gjithmonë ka qenë qëllimi jonë që të ketë transparencë dhe ne duam të rrisim atë pavarësisht edhe kritikave që mund t’i marrim, sepse kjo na ndihmon të shohim se ku është problemi që gjërat nuk po shkojnë si duhet, sepse është përgjegjësia e rregullatorit që të monitoroj të gjithë sistemin. Sa i përket standardit tani ne edhe më pak kemi autoritet për shkak të ligjeve të reja. Gjithashtu ne nuk do t’i përcaktojmë më çmimet, sepse do ta kemi një autoritet shumë të zbehur për shkak të liberalizimit të tregut”, theksoi ai.

Të ngjashme