Zv.kryeministrja Rexhepi ka pritur në takim drejtorin e Byros Kosovare te Sigurimit

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi ka pritur sot në takim drejtorin e Byrose Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Gjatë takimit, Mazreku e ka njoftuar zëvendëskryeministren për punët që janë bërë gjatë muajve të fundit si në uljen e numrit të aksidenteve, ashtu edhe në mbylljen e shpejtë të dëmeve.

Mazreku gjithashtu i ka treguar zëvendëskryeministres për angazhimin që janë duke bërë për gjetjen e një rruge për anëtarësimin e Kosovës në Byron e Kartonit të Gjelbër.

Poashtu, gjatë muajit korrik pritet takim në mes të Byros Kosovare të Sigurimit dhe Byros së Bosnjës dhe Hercegovinës me qëllim të lëvizjes së lirë me karton të gjelbër pa sigurim kufitar njëjtë sikur rasti i Malit të Zi.

Të ngjashme