Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, i ftuar nga kryetari i komunës së Shtimes Qemajl Aliu, përcollën nga afër procesin e korrje-shirjeve në komunën e Shtimes, konkretisht realizimin e saj nga fermeri Enver Bajrami.
Zv. ministri Demelezi, bashkë me kryetarin Qemajl Aliun, u shprehën të kënaqur me punën e fermerëve dhe kombajnerëve. Zv. ministri tutje tha se Ministria e Bujqësisë vazhdon të mbetet pika kryesore mbështetëse për fermerët e vendit tonë.
Ndryshe, fermeri Enver Bajrami bashkë me familjen e tij ka të mbjellë 6 ha me grurë. Pavarësisht kushteve klimatike që kanë mbretëruar këtë vit, shprehet optimist për të korrurat. Falë temperaturave të larta javëve të fundit ka marrë hov pjekja e grurit.