Zv.ministri pagën e tij të parë e jep për shoqatën “Pema”

Gjilan | 28 Dhj 2017 | 13:52 | Nga

Rexhep Kadriu, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, ka treguar anën humane të tij, duke e dhënë pagën e tij të parë në vlerë prej 1 100 eurosh për shoqatën e kujdesit ditor “PEMA”.

Pagën e parë në vlerë të 1100 eurove Rexhep Kadriu nuk e ka quar në shtëpi, por kësaj here sikurse herëve tjera ka vendosur që atë tua dedikojë shoqatës kujdesi ditor “PEMA” në Gjilan, raporton rajonipress.

Kadriu tha se në Gala mbrëmjen e mbajtur për aktivitete humanitare në Gjilan nuk ka hezituar që pagën e tij ta ofroj për shoqatën “PEMA”. “Kjo është një ndihmesë simbolike për atë shoqatë e cila merret me aktivitete të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe kanë nevojë të madhe për të përkrahur e ndihmuar në shumë sfera” tha Kadriu.

Qendra e Kujdesit Ditor “PEMA” e cila ofron shërbime psikosociale dhe rehabilituese për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kategoritë tjera të cenuara të fëmijëve në komunën e Gjilanit përbëhet nga një staf profesionistësh të cilët kanë përgatitjen e duhur akademike si dhe përvojë të konsiderueshme në punën me fëmijë.

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme