Zv.ministrja e Arsimit thotë se po përgatiten që mësimi të zhvillohet në shkolla

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Maloku me këtë rast tha se kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor edhe pse ka kohë edhe dy muaj, duke u shprehur e bindur se mësimi do të mbahet në mënyrë fizike.

Ajo ka sqaruar se nga viti i ardhshëm do të fillojë përdorimi i teksteve alternative, duke sqaruar se nxënësit që kanë rënë nga testi i maturës mund ta paraqesin atë me 15 dhe 28 gusht.

“Kemi arritur të përmirësojmë ngecjet te një pjesë e nxënësve. Tani jemi edhe dy muaj përpara fillimit të vitit shkollor ku MAShI ka filluar përgatitjet ku në shtator besojmë do të fillojë në mënyrë fizike. Tashmë ka nisur edhe vaksinimi i mësimdhënësve. Nga viti i ardhshëm do të hyjnë në përdorim edhe tekstet alternative. Këto tekste janë miratuar në vitin 2019”.

“Në suazën e përmasimit të cilësisë në arsim jemi në përgatitje dhe deri në fund të vitit do të miratohet ligji i ri për botimin e teksteve shkollore. Ajo tutje tha se edhe mbarëvajtja e maturës shtetërore ku janë shpallur dhe rezultati është 68.43%. 69 nxënës u është anuluar testi për shkak të shkeljeve”.

“Të gjithë emrat e 15 adresuesve do të bëhen publik. MAShI është duke bërë përpjeke që afatin tjetër ta mbajë me kohë në gusht. Nxënësit që kanë rënë nga testi i maturës mund ta paraqesin testin me 15 dhe 28 gusht”.

Fatmir Elezi nga kjo ministri tha se 15 mësimdhënës dyshohet se kanë shkaktuar parregullsi gjatë testit të maturës.

“Në bazë të raportit janë 15 mësimdhënës, administrator që kanë qenë në ditën e testimit dhe masat që janë marrë është publikimi emrave të tyre”.

Të ngjashme