Zvicra del prej neutralitetit, i vë sanksione Rusisë

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Zvicra u është bashkuar shteteve të tjera perëndimore, duke i vënë Rusisë sanksione si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në këtë mënyrë, Zvicra, e cila shquhet për neutralitetin e saj, ka dalë nga kjo zonë e komoditetit të saj, duke u rreshtuar me Perëndimin.

“Zvicra e riafirmon solidaritetin e saj me Ukrainën dhe popullin e saj; do të dërgojë ndihma për njerëzit që kanë ikur për në Poloni”, thuhet në një deklaratë të këshillit federal, të hënën.

Ndërkaq, ambasadori zviceran në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jacques Pitteloud, ka shkruar në Twitter se Zvicra i ka ngrirë asetet e individëve dhe kompanive të listuara.

Të ngjashme