Zvicra e kërkonte për grabitje dhe mashtrim, 43 vjeçari kapet në Qafë Thanë

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Nje 43 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare Qafë Thanë.

Herjolind Lena, nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai ka tentuar të hyj nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri.

43 vjeçari nga Gostivari me vendim të datës 07 korrik 2015-të të Gjykatës Supreme të Kantonit të Bernit, ishte dënuar dy vjet e tre muaj pë veprat penale “Mashtrim” dhe “Grabitje”, të mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Herjolind Lena, 43 vjeç, banues në Strugë, Maqedonia e Veriut.

Gjykata Supreme e Kantonit të Bernit, Zvicër, me vendimin e datës 07.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 3 muaj burg për veprat penale “Grabitje” dhe “Mashtrim”, mbetur në tentativë, parashikuar në Kodin Penal zviceran.

Të ngjashme