Ish trajneri i Milanit dhe Interit, Leonardo, zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës turke Antalyaspor.
Braziliani që ka bërë mbi 100 paraqitje me fanellën e Milanit ka fituar një kampionat në vitin 1999.
Ai pastaj kishte marr rolin e drejtorit sportiv në klub, pastaj për tu bërë edhe trajner në vend të Carlo Ancelottit.
Atë vit Djajtë e mbyllën sezonin në vendin e tretë, por pas mosmarrëveshjeve me Silvio Berlusconin, u largua në fund të sezonit.
Leonardo pastaj u bashkua me Interin, kur e fitoi Kupën në vitin 2011.
Karrierën e tij ai ka vazhduar pastaj si drejtor sportiv te Paris Saint-Germain, ku klubin francez e dërgoi në majë.
Antalyaspor e ka konfirmuar marrëveshjen me Leonardon, ndërsa kontrata është valide për dy vite me klubin nga Super Lig.