Zyrtare: Marc Cucurella lojtar i Real Madridit

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Marc Cucurella nga Chelsea.

Skuadra madrilene pagoi 55 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për ta blerë përfundimisht nga skuadra angleze.

Përmes një komunikate zyrtare, Reali ka konfirmuar se Cucurella do t’i bashkohet ekipit pas Kupës së Botës.

“Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marc Cucurella, i cili do të jetë i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2032”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Reali po synon të kompletojë edhe afrime të tjera si Josko Gvardiol e Ruben Dias.

Të ngjashme