Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nderojnë me homazhe heroin Zahir Pajaziti

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 10:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

18 prill është Dita e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës. Për nder të dëshmorëve të rënë, Komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete.

Pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve në Velani, kryetari i komunës së Prishtinës së bashku me zyrtarët e tjerë të komunës bënë homazhe edhe te shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se çdo vit nderohen dëshmorët më 18 prill, të cilët me dhënien e jetës së tyre sollën lirinë për Kosovën.

“Më 18 prill Komuna e Prishtinës përkujton dëshmorët. Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve po bëjmë homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe do të ketë homazhe edhe në fshatra të Prishtinës. U bënë 20 vite që përkujtojmë dëshmorët që me përkushtimin e tyre sollën lirinë, puna që ne e bëjmë është minimale për atë çka kanë dhënë dëshmorët, pse jemi sot na të lirë”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu për nder të kësaj dite është organizuar edhe dhurimi i gjakut në sheshin “ Zahir Pajaziti”, raporton EO.

Aktivitetet e tjera që do të mbahen sot për Ditën e Dëshmorëve:

11:30 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë;

13:00 – Tubimi Qendror – Epopeja e UÇK-së në fshatin Marec;

15:30 – Homazhe në Memorialin e Dëshmorëve na fshatin Sharban;

18:00 – Akademia përkujtimore “Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Të ngjashme