Zyrtarët e Prishtinës në Zagreb, marrin përvoja në fushën e arsimit

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 15:52 | Nga

Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i përbërë nga Genc Bashota, Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Fitore Pacolli, Drejtuese e Kabinetit të Kryetarit dhe Ardian Olluri zyrtar ligjor, po viziton këto ditë Kroacinë.

Ata u pritën në Agjensinë për Investime dhe Konkurrencë, me seli në Varazhdin, nga Drejtori Menagjues i kësaj agjensie Damir Juricic, i cili i njoftoi me projektet e partneritetit publiko-privat qe ky agjension i ka realizuar.

Në ditën e dytë të vizitës delegacioni u prit nga Prefekti i Varazhdinit Predrag Stomar, i cili i njoftoi për konceptin e iniciativës private për financimin e shkollave në Prefekturën e Varazhdinit. Ky projekt ka mundësuar që për një kohë të shkurtër përmes kapitalit privat të zgjidhet problemin, duke ndërtuar objekte shkollore, standardizim të shkollave dhe përmirësim të kushteve në përgjithësi në 22 shkolla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme