Zyrtarët ukrainas: Aeroplanin mund ta ketë rrëzuar raketa ruse

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i lartë i Sigurisë i Ukrainës tha të enjten se avioni ukrainas i pasagjerëve që u rrëzua në Iran, duke lënë të vdekur 176 pasagjerë dhe ekuipazhin në bord, mund të ketë qenë rrëzuar nga një raketë e prodhuar nga Rusia.

Avioni, që mbante kryesisht iranianë dhe iranianë-kanadezë, u rrëzua të mërkurën në mes të një përshkallëzimi midis Teheranit dhe Washingtonit, njofton Klan Kosova.

Një ekip prej 45 ekspertësh ukrainas ka mbërritur në kryeqytetin iranian për të shqyrtuar pse avioni Ndërkombëtar i Ukrainës ra nga qielli pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Imam Khomeini”, u tha gazetarëve Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Një nga mundësitë e rrëzimit është nëse “avioni u godit nga një raketë e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë një raketë [të prodhuar në Rusi] Tor”, tha ai.
Moska ka furnizuar me dekada Teheranin me armë të sofistikuara dhe Irani testoi raketat Tor M1 në 200, shkruan Al Jazeera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme