Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli ka ironizuar me atë se ku duhet të mbahet takimi duke sugjeruar të mbahet në shtëpinë e Titos, në fshatin Kumrovc
Cakolli ka thënë se duke mbjatur takimet aty, pastaj ajo marrëveshje do të njihet si “Marrëveshja e Kumrovcit”.
“Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit”, ka shkruar ai në Facebook.
Çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV-në nga LDK’ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës.
Ndërkohë, nuk kanë të reshtur statuset e anëtarëve të partisë së Kurti që sulmojnë LDK-në por edhe “analistët” që e shohin me të drejtë një gjë të tillë si pazar të pozitave.