Zyrtari për medie i PSD-së ironizon me Kurtin

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari për medie nga Partia Socialdemokrate, Shkodran Hoti, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Hoti është shprehur se kinse pas kërkesës së Kurtit, Hoti ka liruar nga detyra si kandidat për deputet Dardan Molliqajn.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Zoti Hoti iu njofton që pas kërkesës së adresuar nga subjekti politik pacifist i drejtuar nga homologu im, zoti Kurti, ka vendosur ta lirojë nga detyra si kandidat për deputet zotin Molliqaj. Përfshirja e tij në qeverinë Hoti do të shqyrtohet pas vendimit të gjykatës sepse në qeverinë Hoti nuk do të ketë njerëz që kanë probleme me ligjin.

E falënderoj zotin Molliqaj për bashkëpunimin! 😁

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme