Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka mbajtur Takimin Rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”, raporton Ekonomia Online.
Ilir Morina, drejtor i AMMK-së tha se kanë filluar bashkëpunimin me agjencinë suedeze ku Kosova do të përfitoj nga ky projekt.
“Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës me Agjencinë e Mjedisit të Suedisë ka filluar një projekt bashkëpunimi për mbrojtjen e mjedisit, nga çështjet e identifikuara është edhe çështja e bashkëpunimit rajonal në me Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë”.
“Ky projekt financohet nga ambasada Suedeze ku përfitues do të jetë agjensioni për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë”.
Anet Sharlinw, këshilltare politike për mbrojtjen e mjedisit në BE, tha se po investojnë shumë në mbrojtjen e mjedisit, por që Kosova duhet të kryej punën në praktikë.
“Mbrojtja e mjedisit ka përfituar mundësi të mëdha dhe kemi ofruar investime, 100 milionë euro kemi investuar në Kosovë dhe ne jemi delegacioni më i madh në Kosovë”.
“Mbrojtja e mjedisit po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme, prej këtyre 100 milionë euro më së shumti shkojnë në mbrojtjen e mjedisit”.
“Kemi filluar ndërrimin e filtrave në Obiliq dhe BE-ja po e financon këtë projekt, por ju jeni ata që e kryeni punën në teren dhe puna nuk bëhet vetëm me para”.