​Intervistimi për kryeprokurorin e ri të Shtetit do të jetë i hapur për publikun

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Me qëllim të zhvillimit të një procesi të drejtë dhe objektiv, Këshilli Prokurorial i Kosovës sot vendosi që procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e kryeprokurorit të ri të Shtetit të jetë i hapur për publikun, përkatësisht të monitorohet nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe të transmetohet në RTK.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që koncept-dokumentet e të gjithë kandidatëve të publikohen në ueb faqen zyrtare të sistemit prokurorial.

“KPK mbetet e përkushtuar që të respektojë në tërësi aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe të zbatojë standardet më të avancuara gjatë gjithë procesit të emërimit të kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Të ngjashme