​Krasniqi: Faza e dytë me masa lehtësuese duhet të ndodhë, qytetarët të kenë kujdes

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se duke parë situatën me Covid-19, faza e dytë e masave duhet të ndodhë por që qytetarët duhet të vazhdojnë me respektimin e masave.

Ai tha se duhet të vazhdohet mbajtja e distancës, ndërsa, grumbullimi në masë nuk lejohet.

“Kjo do të varet nga qytetarët në ditët në vazhdim”, tha ai, duke shtuar se virusi ende ekziston në vendin tonë.

Të hënën nis së zbatuari faza e dytë lehtësuese e masave, megjithatë, është paralajmëruar se nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, do të kthehen masat për parandalimin e koronavirusit.

Të ngjashme