​Trajneri i Argjentinës: Nuk e ftova Messin për ndeshjet e kaluara

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi është kthyer në ekipin kombëtar të Argjentinës për herë të parë pas Kupës së Botës, dhe trajneri Lionel Scaloni ka insistuar se ai kishte vendosur vet të mos e thërriste yllin e Barcelonës për ndeshjet e kaluara.
31-vjeçari nuk e ka përfaqësuar vendin e tij që nga disfata kundër

Argjentinës me rezultat 4-3, në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Ai kishte vendosur që të përqendrohej te karriera e tij me Barcelonën.

Fillimisht kishte dyshime se ai mund edhe të pensionohet përfundimisht nga Kombëtarja e Argjentinës, mirëpo pastaj ishte raportuar se ai do të kthehet përsëri në ekipin kombëtar në mars, për ndeshjen mes Argjentinës dhe Venezuelës, që do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, Wanda Metropolitano.

“Leo është kthyer, por ne duhet të vendosim ende nëse ai mund të luajë në të dyja ndeshjet. Do të vendosi për këtë gjë, nëse do të luajë vetëm në njërën ndeshje ose edhe asnjërën sepse ai i ka disa ndeshje të rëndësishme pastaj me Barcelonën”, ka thënë Scaloni.

“Situata e tij është e komplikuar dhe ne nuk mund të jetë pjesë e këtij momenti me të. Ai i merr vendimet e tij dhe ne tonat. Zgjedhja për ekipin kombëtar nuk përshtatej me situatën e tij dhe unë bisedova me të për këtë. Ai më kuptoi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme