1 ton drogë në Velipojë, arrestohet një polic

Velipojë | 11 Nën 2017 | 14:15 | Nga

Polici i implikuar në trafikun e drogës për rastin e 1 ton kanabis që u kap sot në Velipojë është Enrik Prel Zylja, vëllai i zv.drejtorit të Policisë shqiptare së Kufirit, Ndrek Zylja.

Mësohet se ai është arrestuar në momentin që po transportonte drogën me anë të një furgoni.

Polici kishte dalë garant te trafikantët për transportin e drogës. Sasia e madhe e lëndës narkotike u kap në zonën e Vilunit.

Ajo po bëhej gati për t’u transportuar drejt Italisë. Zona e Vilunit në Velipojë dyshohet prej kohesh si pikë ku droga transportohet me skafe drejt Italisë.

Policia po heton për detaje të tjera dhe për zbulimin e plotë të rolit që kishte efektivi në këtë transport droge të sasisë së madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme