10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Antioksidantët e pranishëm në këto fruta dhe perime, ndihmojnë trupin tonë në pastrimin nga helmet e organizmit, duke mbrojtur kështu nga plakja e lëkurës dhe mbrojtja nga sëmundjet kronike

Nga boronicat, te portokallët, pjeshkat, brokoli dhe spinaqi, janë këto disa nga frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë antioksidantësh, të cilët ndihmojnë trupin tonë në pastrimin nga helmet e organizmit, duke mbrojtur kështu nga plakja e lëkurës dhe mbrojtja nga sëmundjet kronike.

Dietologët kanë detajuar një listë me ushqimet që përmbajnë vlera të larta antioksidantësh, që ndihmojnë trupin tonë të luftojë radikalet e lira, shkaktare të oksidimit, një reaksion kimik që dëmton qelizat dhe materialin tonë gjenetik, ADN-në.

Antioksidantët

Por çfarë janë antioksidantët dhe ku gjenden ata? Antioksidantët janë substanca që mbrojnë qelizat tona nga oksidimi, pasi ndihmojnë në “pastrimin” e radikaleve, para se ato të shkaktojnë dëm në organizëm. Një dozë e mirë antioksidantësh bllokon prodhimin e radikaleve të lira, për të parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe për të nxitur procesin e rigjenerimit natyror. Në fakt, të parandalohen radikalet e lira do të thotë edhe luftë kundër stresit, ruajtje e shikimit, mbrojtje kundër ndotjes dhe gjithashtu, parandalim i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara, të tilla si: kanceri, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Burimi

Por ku mund t’i gjejmë antioksidantët? Ato janë të pranishme në shumë ushqime që konsumojmë rregullisht, në fruta dhe perime, por te disa fruta e përmbajnë në sasi më të përqendruar. Të pasura me vitaminë A, C dhe E, si dhe selen, vonojnë shfaqjen e rrudhave të para, bllokojnë 100% radikalet e lira. Trupit i kthehet vitaliteti. Lëkura rimëkëmbet, mbrohet më mirë, e kjo e bën më të qetë dhe ndritshme.

Brokoli

Brokoli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila rezulton të jetë një antioksidues i mrekullueshëm. Po kështu, ky perim përmban edhe lloje të ndryshme të karotinës, pigment bimor i cili ka veti antitumorale.

Kajsitë

Profili i lartë i vlerave ushqyese që ky frutë ka e bën vërtet një super ushqim dhe nëse edhe antioksidantët janë në bollëk (veçanërisht karotenoideve dhe vitamina A, e cila është e domosdoshme për rritjen e qelizave dhe të sistemit imunitar), gjithashtu kaliumi (shumë i dobishëm për të parë) dhe përmban fibra në një përqindje të mirë, atëherë ky frutë duhet të jetë patjetër pjesë e ushqimeve për t’u konsumuar.

Kivi

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kancere, si dhe obezitetin.

Qershitë

Janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç të tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Shalqiri

Ka përmbajtje të lartë me vitamina, potasium, likopen, karotenoid dhe antioksidantë. Shalqiri është edhe një mik i vërtetë i kockave dhe një ushqim me veti të larta antikancer. Ky produkt ushqimor përmban pak sheqer, si dhe është një aleat në dietën e shëndetshme pasi ka përmbajtje të lartë uji, çka zvogëlon fuqinë e sheqerit në gjak, duke e reduktuar atë.

Karçof

Është një perime anti-oksiduese që lufton dhe “radikalët e lirë”, të cilët gjenden në organizëm dhe janë shkaktarë të plakjes së organeve dhe gjithë organizmit. Te karçofi ka shumë përbërës fenolik si dhe anti-cianikë. Po kështu, në përbërjen e karçofit gjejmë një tjetër anti-oksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.

Boronicë

Boronica është një frutë shumë i mirë për kujtesë të fortë, kundër kancerit, madje është një antioksidant natyral. Pohimi se boronica falë antioksidantëve është mbrojtës i zemrës është dokumentuar mirë sidomos në lidhje me sistemin kardiovaskular. Kërkimet botërore kanë provuar se përdorimi në mënyra të ndryshme të boronicës mbrojnë sistemin kardiovaskular.

Spinaq

Marrja e ushqimeve të pasura me vitaminë C sikurse është spinaqi është rruga më e mirë për të përmirësuar thithjen e hekurit nga vezët, qumështi dhe ushqimet bimore. Ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë C gjatë të njëjtit vakt është rruga më e mirë për të përmirësuar thithjen e hekurit nga vezët, qumështi dhe ushqimet me origjinë bimore. Ushqimet e pasura me vitaminë C përfshijnë mangon, portokallin dhe agrumet e tjera.

Fasule

Fasulet mund të bëjnë mrekulli për organizmin tonë në saje të përmbajtjes së lartë në mineralin Zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, anti-mykotike dhe përforcuese për imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.

Portokalli

Portokalli është partner ideal për të detoksifikuar trupin. Një gjë e shkëlqyeshme do të ishte shtrydhja e portokallit, që përgatitet lehtë, vepron shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund ta përgatisni edhe në shtëpi. Po kështu ka përmbajtje të lartë të vitaminës C.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme