111 palë çorape të krahinave etnografike shqiptare për 111 vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Një koleksion i veçantë i çorapeve të krahinave etnografike shqiptare sot janë ekspozuar në Lidhjen Shqiptare në Prizren.

Aksesorët e punuara me dorë kanë rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe materiale përmes të cilave kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe psikologjinë e një populli, shkruan Ministria e Kulturws, Rinisw dhe Sportit.

Ekspozita me autorë Parim Kosova, Linda Perolli, Delvina Bytyqi dhe Dashnor Uka, është realizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Në hapje të ekspozitës të pranishëm ishin zëvendësministri i MKRS-së, Sylejman Elshani, këshilltarja e lartë Nora Arapi Krasniqi, U.d drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha, dhe vizitorë të shumtë.

Të ngjashme