Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19.
Madje, si shkak i kësaj edhe spitalet janë stërngarkuara me pacientë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe 478 raste të reja.
Kurse numri i rasteve aktive me Covid-19 është 13 mijë e 561.
Sipas Instiutitit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani nga raste nga 149 mijë e 743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, pozitiv kanë rezultuar 41 mijë e 777 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.