130 të vdekur nga pirja e alkoolit toksik në Indi

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 130 persona kanë vdekur dhe më shumës e 200 janë duke u trajtuar në spital pasi kanë pirë alkool toksik në Indinë veri-lindore, raporton BBC.

Rreth 35 vetë u raportuan të vdekur në Assam ndërsa disa ditë më pas, rreth 100 vdiqën në Uttarkhand.

Dhjetë vetë janë arrestuar lidhur me pijet.

Kishte shumë gra mes viktimave, të cilat punonin në plantacione të çajit.

Numri i të vdekurve besohet të jetë më i larti që nga rasti i vitit 2011 në Bengalin Perëndimor ku vdiqën më shumë se 10 vetë pas konsumimit të alkoolit.

Mjekët në spitalet ku u trajtuan viktimat ishin të habitur nga përbërësit e përdorur në alkoolin ilegal, gjë që ka shkaktuar dështimin e organeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme