16-vjeçarja nga Fushë-Kosova mbetet shtatzënë, intervistohet bashkëjetuesi i saj

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një mashkull kosovar, nën dyshimin për bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e mitura pas shtrimit në Repartin e Gjinekologjisë, është konfirmuar nga mjekët se është shtatzënë.

“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në Repartin e Gjinekologjisë në Prishtinë, e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit  është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme