19 të vdekur dhe 415 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.549 teste, ndërsa janë regjistruar 415 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në Shkup – 170, Prilep – 62, Kavadarci – 32, Veles – 25, Negotinë – 20, Ohër – 12, Strumicë – 11, Gjevgjeli – 10, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip nga 8, Bogdanci – 7, Strugë – 6, Kriva Pallankë – 5, Kratovë, Demir Kapi, Koçan dhe Krushevë nga 4, Gostivar dhe Kërçovë nga 3, Manastiri, Dellçev dhe Vallandov nga 2, Vinicë, Dibra dhe Demir Hisar nga 1.

Janë regjistruar 244 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në Shkup – 110, Kavadar – 24, Prilep dhe Veles – nga 17, Kumanovë – 12, Strumicë – 9, Manastir – 8, Resnjë – 7, Gostivar – 6, Negotinë dhe Berovë nga 5, Tetovë – 4, Shtip – 3, Ohër, Kratov, Demir Kapi, Vinicë, Radovish dhe Dojran nga 2, Bogdanci, Kriva Pallankë, Koçan, Kërçova dhe Pehçevë nga 1.

Janë raportuar gjithsej 19 vdekje. Gjashtë pacientë u raportuan të kenë vdekur gjatë muajve nëntor-dhjetor. 11 pacientë nga Shkupi (69, 75, 80, 65, 66, 61, 67, 72, 76, 71 dhe 68), dy pacientë nga Tetova (79 dhe 65) dhe nga një pacient në Kumanovë (50), Prilep (78), Veles (77), Ohër (87), Kërçovë (51) dhe Gjevgjeli (69). Nga vdekjet e raportuara, 18 vdiqën në spital dhe një në shtëpi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 98.584, numri i pacientëve të shëruar është 89.022, numri i vdekjeve është 3.037, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.525.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme