2 mijë e 640 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e 118 raste me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike 2 mijë e 370 janë shëruar, kurse raste aktive janë edhe 2 mijë e 640 raste.

Bazuar në të dhënat e publikuara nga IKSHPK, 108 persona kanë përfunduar me fatalitet.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640”.

Të ngjashme