22 vjeçari në Ferizaj arrestohet për dhunë psikike ndaj bashkëshortes

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në mbrëmje ka arrestuar një 22-vjeçar në Ferizaj, i dyshuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes, 19 vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Më datën 27.12.2022 rreth orës 10:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.A (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij A.A ( F/K) e moshës 19 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme