228 persona të akuzuar për një muaj nga Prokuroria e Pejës

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës vetëm gjatë muajit nëntor ka ngritur 174 aktakuza, ndaj gjithsej 228 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit paraprak, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) aktakuza, kundër 211 (dyqindenjëmbëdhjetë) të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit nëntor janë ngritur gjithsej 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 17 (shtatëmbëdhjetë) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme