27 raste me koronavirus sot në Kosovë

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

27 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 15 të shëruar në 24 orët e fundit.

Dje janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 550.

Njoftimi i plotë:

07 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.272 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 550.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Të ngjashme