272 të rinj certifikohen në trajnime për ICT, Rizvanolli thotë se ky sektor ka potencial të madh

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 12:20 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të mërkurën në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt eventi për certifikimin e 272 të rinjve kosovarë në trajnime të Java Programming, Cyber Security, Web Development, Python, Bigdata, e Machine Learning, trajnim ky i fuqizuar nga Bashkimi Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se sektori i ICT-së, është më i avancueshmi në Kosovë, me potencial të madh.

Ajo tha se njohuritë që këta të rinj e të reja kanë fituar nga trajnimi, janë tejet të dobishme për tregun e punës në Kosovë.

“Ky sektor në vendin tonë është sektori më i avancueshëm që rritë potencialin e vendin tonë. Janë shumë të rinj e të reja të aftë e të gatshëm për tregun e punës. Njohuritë e shkathtësitë digjitale janë tejet të dobishme. Kemi arritur që të kemi një përdorim të internetit të madh duke e vënë Kosovën në top gjashtë shtetet në Evropë”.

“Jam shumë optimiste që projekte si ky do jenë të vyeshme për zhvillimin e kësqj fushe. Dua t’i falënderoj të gjithë trajnerët si dhe përkrahësit e përfaqësuesit e BE-së. Jam e lumtur që janë certifikuar në këto trajnime me kaq rëndësi për tregun e punës. Sukses të gjithëve dhe shpresoj të shihemi në evente të tjera me rezultate tuajat që i keni arritur si rrjedhojë e këtij certifikimi”, tha ajo.

Johannes Stenbaek, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se kjo fushatë po ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.

Deri tash, janë mbi 1 500 të rijnë të certifikuar nga ky projekt dhe mbi 150 biznese pjesëmarrëse në B2B eventet vendore e ndërkombëtare.

Qëllimi i projektit është të përmbushë mungesat dhe nevojat për shkathtësi digjitale e biznesore në mënyrë të qëndrueshme duke plotësuar nevojat e tregut dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare digjitale e tradicionale sikurse edhe rritjen e eksportit të bizneseve Kosovare të TIK, bashkë me të atyre tradicionale përmes përdorimit të TIK nga ana e tyre.

Të ngjashme