28 Nëntori bashkon shqiptarët në Prekaz, e quajnë vend ku buron liria

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ferid Berisha i njohur me nofkën në luftë si komandant “Shkupi”, mëngjesin e së dielës e nisi me homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nderë të 28 Nëntorit, Flamurit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Shkupi, i cili në luftë ishte komandant i njësisë elitare të quajtur “Tigrat e Zi”, thotë për Ekonomia Online, se në këtë ditë është kuptuar fakti se duhët të luftohët për liri.

22 vjet pas luftë, “Shkupi” e sheh Kosovën duke përparuar dhe drejtë bashkimit kombëtar.

“Kjo ditë për mua personalisht është shumë e veçantë, sepse është dita kur për mua ka qenë ndjenja e parë më e madhja edhe në rini se ne duhet të luftojmë për vendin tonë. Vendi ku jemi sot (Prekaz), është për të nderuar të gjithë dëshmorët. Për këto 22 vite e shoh Kosovën duke përparuar, unë e shoh Kosovën në drejtimin e duhur dhe në drejtë bashkimit kombëtar. Mendoj se tani rinia frymon më lirë, ka mundësi më shumë shkollim dhe të punojë për vendin”, ka thënë ai.

“Ato momente janë shumë të veçanta sepse janë xhiruar në kohë shumë të vështira për popullin tonë, dhe unë shpresoj që ato dalje të cilat i kanë pasuar pas daljeve tjera më madhështore, ku ajo dalje shpresoj që në atë kohë ka kontribuar edhe në atë kohë por edhe tani që mos të harrojmë se çfarë ka ndodhë në Kosovë”, tha ai për EO.

Për nderime në Prekaz, ka ardhur edhe Sali Salihu nga Vushtrria. Me lot në sy, ai thotë se të pakët janë njerëzit në botë që flijojnë familjen për liri.

“Kam ardhë enkas për ta vizituar e me bo homazhe te varrezat e familjes Jashari. Po nuk ke qare pa qenë i emocionuar kur ka dhënë gjithë familjen, vetëm të familjes së ngushtë janë 12 anëtarë, edhe të tjerë janë 56. Këtu vetëm kjo familje e ka bërë, e askush në botë nuk do ta bënte. Po të kishin pas popujt tjerë një familje të tillë, dhe me kaq trimëri që ka dhënë për atdheun tonë, do ta lartësonin deri në qiell. Ja se si kanë mbetur shtëpitë e tyre të shkatërruara, tash nuk ndërhynë askush ta rregullojë”, tha ai.

Enkas nga Klina për homazhe ka ardhur Lush Dedaj, i cili tha se është shumë i emocionuar.

“Emocionet tona janë të shumta, pra gjaku i këtij burri këtu na bashkon e na largon të këqijat. Kudo shqiptarët ku janë, i ruajt Zoti. Kam ardhur enkas nga Klina vetëm për të bërë homazhe”, tha ai.

Të ngjashme