3 milionë euro për bizneset nga komunitetet, nënshkruajnë 99 përfituesit e parë

Fushë-Kosovë | 19 Sht 2023 | 15:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, kanë nënshkruar të martën marrëveshje prej tre milionë eurosh, e cila do t’i ndihmojë financiarisht biznesmenët nga radhët e komuniteteve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se një punë e tillë është meritë ekskluzive e ministrit Nenad Rashiq, duke shtuar se vetë ka qenë kryeministër edhe vitin e kaluar, por që punë të tilla kërkojnë ministra si ai.

Të martën, 99 përfituesit e parë kanë nënshkruar kontratat, ndërsa Kurti ka thënë se projekti do të ndahet në disa faza e se përfituesit janë nga lëmi të ndryshme.

Ai me këtë rast premtoi edhe më shumë fonde për të gjithë pa dallim.

“Unë kam qenë kryeministër edhe vitin e kaluar dhe kjo punë kërkon një ministër si Rashiq që të përfundojë ky projekt. Jam i lumtur që projekti në vlerë prej 3 milionë euro po jetësohet”, tha Kurti.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se kontrata përbën obligime dhe përgjegjësi për të dyja palët. Ai tha se dikasteri që ai e drejton do ta bëjë vlerësimin çdo dy vjet.

“Pjesa më e rëndësishme është që ju si përfitues keni të drejta dhe obligime në kontratë dhe është dizajnuar si e atillë që ju bën përgjegjës dhe obligim, për të dyja palët”.

“Ne do t’u përcjellim, për çdo dy vjet e kemi obligim që ta mbikëqyrim projektin nëse jeni të aftë për ta kryer atë punë dhe nëse do të jetë e nevojshme Kjo është një strategji afatgjate që gjithmonë institucionet do ti keni pranë jush”, tha Rashiq.

Të ngjashme