3 raste pozitive me Coronavirus, klinika private vazhdon punën

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Në këtë klinikë private,  3 persona rezultuan pozitiv me Covid 19. Bëhet fjalë për 2 infermiere, dhe një punonjëse jo shëndetësor.

E më  pas, njëra nga të infektuarat, e përcolli virusin edhe tek familjarët e saj.

Por, pavarësisht këtyre rasteve pozitive, dhe kësaj situate ky spital po vazhdon punën.

Madje gjatë të Hënës, u janë ofruar shërbime mjekësore pacientëve.

Këtë gjë e ka konfirmuar pronari i spitalit ‘’ Sirona’’ , Shefqet Lulaj.

Lulaj,  tha se gjatë së dielës IKSHPK, ka testuar listën e pacientëve që janë trajtuar këto ditë në këtë spital privat.

Rastet në këtë klinikë, dhe testimin e pacientëve e kanë konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Këta të fundit kanë thënë për T7 se nuk është kërkuar mbyllja e spitalit.

Në klinikën privatë ‘’ Sirona’’ të Premten një punonjëse e kuzhinës, ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Pas këtij rezultati, janë testuar i gjithë stafi, ku pozitive dolën 3 infermiere.

Të ngjashme