31 persona me Coronavirus të shtrirë në infektivë, 3 në gjendje kritike

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Tridhjetë e një të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive, tre prej të cilëve në gjendje kritike.

Shefja e repartit, Sadije Namani ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike, kurse janë në pritje  të rezultateve të 6 rasteve tjera.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 3 raste në gjendje kritike. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur 1 mijë e 293, prej tyre 913 janë të shëruar, derisa deri më tani për fat të keq nga koronavirusi kanë vdekur 31 pacientë.

Të ngjashme