35-vjeçari që vdiq nga COVID-19 nuk kishte asnjë sëmundje tjetër

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 35-vjeçari që dje ndërroi jetë nga koronavirusi në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup nuk kishte asnjë sëmundje paraprake.

Nga atje thanë se pacienti një javë ka qenë me temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe molisje.

“Është mjekuar nga mjeku amë dhe më 26 tetor është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ku për një kohë të shkurtër ka pasur përkeqësim të shpejtë të gjendjes. Nuk kishte sëmundje të tjera”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti 35-vjeçar që po mjekohej në Klinikën Infektive në Shkup dje ishte pacienti më i ri në moshë që humbi jetën nga COVID-19, raporton TV21.

Të ngjashme