Përveç ndërtimeve të larta në qytet, të cilat janë ndërtuar pa leje, janë regjistruar edhe objekte të tjera banimi (shtëpi), objekte afariste me veprimtari të ndryshme (objekte hoteliere, turistike dhe ekonomike).
Një pjesë të ndërtimeve pa leje në pronën publike i kanë ngritur shqiptarët e veriut të Mitrovicës, të cilët janë dëbuar nga banesat dhe nga pronat e tyre në veri.
Organizata joqeveritare “Civil Development Organization” – CDO në prani të zyrtarëve komunalë të Mitrovicës: Faruk Mujka, nënkryetar, Sami Zeka, drejtor i Urbanizmit dhe Egzon Jashari, drejtor i Kadastrit, si dhe të përfaqësuesve të ndërtuesve, ka përmbyllur projektin “Sfidat e trajtimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Mitrovicës së Jug