4 pacientë me Covid në spitalin e Pejës, të gjithë të pavaksinuar

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

4 pacientë me COVID-19 gjatë vikendit kanë qenë të shtrirë në spitalin e Pejës.

Kështu është bërë e ditur nga ky spital.

Të 4 pacientët thuhet se kanë qenë të pavaksinuar. Njëri nga pacientët ka qenë me oksigjeno-terapi.

Ndërsa, gjatë vikendit nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se kanë qenë 1 mijë e 89 vizita specialistike dhe 87 pranime.

Po ashtu, janë kryer mbi 5 mijë e 300 analiza.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 1,089 Vizita Specialistike;

– 87 Pranime;

– 218 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 14 Lindje, 8 djem dhe 7 vajza (një lindje ka qenë binjake);

– 14 Operacione;

– 71 Hemodijaliza;

– Analiza: 481 pacientë që kanë bërë 5,379 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 166 Rëntgen, 80 Ultra zëra, 30 CT-ja dhe 3 Mamografi;

– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme