40 aktakuza janë ngritur ndaj 43 personave për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 40 aktakuza për 43 persona për vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë , 12 persona si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Prishtinë, 05 tetor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Aktakuzat e shqiptuara i përkasin Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave”

Të ngjashme