40 policë prangosin autorin e masakrës në Mat, një tjetër i vdekur i shtohet bilancit

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Policia ka vënë në pranga pas dy orësh ndjekje autorin e vrasjes së një punonjësi të bashkisë së Matit dhe plagosjes së tre të tjerëve.

51-vjeçari Kujtim Hoxha është arrestuar në një urë në Burgajet, një orë larg vendngjarjes ku u krye krimi. Në ndjekje të tij u vunë 40 forca policie.

E teksa policia ka arrestuar autorin, një tjetër qytetar nga personat e plagosur ka humbur jetën, duke e rënduar bilancin e masakrës në dy të vdekur e dy të plagosur. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

SI NDODHI NGJARJA:

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e mistershme të një punonjësi të Bashkisë së Matit dhe plagosjes së dy personave të tjerë, në fshatin Shëlli të njësisë administrative të Lisit.

Punonjësit e Bashkisë ishin duke drekuar në momentin kur një person ka hyrë dhe i ka qëlluar mbi ta. Policia e ka identifikuar autorin si shtetasin Kujtim Hoxha dhe është vënë në ndjekje te tij.

Viktima ësht identifikuar si Mentor Hoxha dhe është rreth 36-vjeç. Ndërsa të plagosurit janë Hamit.B, banor i zonës dhe Erzen Aliaj 49 vjeç, gjithashtu punonjës i Bashkisë.
Fillimisht policia tha se kishte dy viktima, por më pas  sqaroi se kemi të bëjmë me një të vrarë dhe dy persona të plagosur. Të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Mister mbetet arsyeja që ka çuar autorin drejt vrasjes dhe plagosjes me kallash të punonjësve të bashkisë, të cilët kishin ardhur me detyre për hapjen e një rruge në fshat. Si arsye dyshohet se shkak ka qenë një konflikt banal mes punonjësve dhe personit të shpallur në kërkim.

Ditën e djeshme Bashkia e Matit përmes një postimi në rrjetin social i bënte me dije qytetarët mbi punën e kryer deri më tani për rikonstruksionin e rrugës.

Të ngjashme