41 vdekje shtesë nga Coronavirusi si pasojë e ndeshjes Liverpool-Atletico Madrid

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një analizë e të dhënave NHS ka zbuluar që ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridit për 1/16 e finales, çoi në përhapjen e madhe të Coronavirusit.

Nga kjo analizë, thuhet se numri i të vdekurve nga koronavirus në Angli është rritur për 41 persona më shumë, shkruan Reporteri.net.

Skuadra e Jurgen Klopp priti rivalët spanjoll në “Anfield” më 11 mars para 52 mijë tifozëve, ku të pranishëm nga radhët e Atleticos ishin 3 mijë tifozë.

Pra, kjo ndeshje ishte ndeshje e fundi të Angli që luhej me tifozë, para se Qeveria t’i merrte masat për kufizimin e lëvizjes dhe mos përfshirjen e tifozëve në stadiume.

Të ngjashme