419 raste aktive me coronavirus

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 419.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,990 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme