Kisha Katolike e Polonisë thotë se janë abuzuar seksualisht 382 fëmijë

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kisha Katolike në Poloni ka bërë të ditur se që nga viti 1990, janë abuzuar seksualisht rreth 382 fëmijë nga klerikët.

Në një raport të publikuar theksohet se 198 prej viktimave ishin nën moshën 15 vjeçare, shkruan Euronews.

“Kjo është shumë e dhimbshme dhe tragjike sepse kemi të bëjmë me njerëz të cilët ia kanë përkushtuar jetën kishës dhe qenieve njerëzore”.

“Atë e kanë besimin e popullit dhe ky besim është shkelur në mënyrë tragjike”, ka thënë kryepeshkopi Marek Jedraszeëski në Varshavë.

Raporti është punuar në kuadër të një hetimi që është duke u kryer në Kili, Shtete të Bashkuara, Australi dhe Irlandë dhe që ka të bëjë me problemin e abuzimit të fëmijëve.

Të ngjashme