5 medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik

Prishtinë | 02 Sht 2018 | 01:06 | Nga

Xhudistët kosovarë do të kthehen me pesë medalje nga Kampionatin Ballkanik për Seniorë që u mbajt në Kavadarci.

Dy të arta, një e argjendtë e dy të bronzta nga gjithsejtë 6 garues që morën pjesë në këtë garë.

Flaka Loxha (-57kg) dhe Fjolla Kelmendi (-52kg) u stolisën me medalje të arta.

Aktina Osa (-52kg) është stolisur me medalje të argjendtë.

Fisnik Hyseni (-66kg) dhe Andi Artani (-90kg) u stolisën me medalje të bronzta.

Arbër Kullashi (-73kg) përfundoi i 5-ti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme